Vitin e kaluar po shkëlqente, Mkitariani është zhytur në krizë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2024 | 12:02

Vitin e kaluar po shkëlqente, Mkitariani është zhytur në krizë

Ka kaluar më shumë sesa një vit kur për herë të fundit Henrik Mkitarian ka festuar për një gol. Ishte shtatori i vitit 2023 dhe në anën tjetër ishte Milani i Piolit.

Henrikh-Mkhitaryan-6-1024x683

Armeni shënoi një dopietë si protagonist në fitoren 5-1 që nxori në pah supermacinë e zikaltërve. Një vit më vonë duket se gjithçka ka ndryshuar. Në derbin e humbur 1-2 kundër të besuarve të Fonsekës, mesfushori armen ishte një nga më të dobëtit në fushën e lojës. Goli i parë i Pulisiç lindi nga një top i humbur prej tij dhe në ndeshje nuk u duk thuajse fare.

Trajneri Inzagi ka nevojë që të ketë versionin më të mirë të ish-lojtarit të Romës, ai që e mbylli sezonin e kaluar me 10 asiste për shokët e skuadrës në 36 ndeshje. Për më tepër, mungesa e Barelës bën që trajneri të mos e skarcojë menjëherë, por t’i japë besim edhe për disa javë. Fratezi është gati për të qenë titullar në vend të Barelës, ndërsa “Miki” mund të ndihmohet nga Zielinski në çdo moment kur armeni të akomodohet në pankinë për të rikuperuar energjitë.

NË RËNIE- Shumë kilometra, punë pa topin, rikuperime dhe pasime perfekte. Në këto vite, Mkitarian i ka mësuar tifozët dhe shokët e skuadrës me një super rendiment. Rënia fiziologjike është arsyeja kryesore. Ai duhet të menaxhohet që të jetë në formë. Kundër Sitit arriti në 100 ndeshje me fanellën zikaltër, ku humbi edhe një rast të artë për të shënuar. Mund të bënte më mirë, por nga një lojtar si ai pritet gjithmonë e më shumë.

Në 25 janar do të bëjë 36-vjeç, por në mesfushë vazhdon të bëjë diferencën. Kontrata me Interin skadon në vitin 2026. Ai është një futbollist që nuk vuan aspak nga presioni dhe nuk do ta bëjë as tani. Ai ka besim se do të rikthehet lojtari i dikurshëm për të ndihmuar formacionin e Simone Inzagit, i cili sezonin e kaluar luajti pothuajse të gjitha ndeshjet si titullar dhe ishte lojtari pa të cilin trajneri nuk bënte dot.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"