Vizita e fundit në stërvitje, Pero Pejiç e mbyll me Kukësin: Erdhi koha të them…
Pero Pejiç nuk është më pjesë e skuadrës së Kukësit. Ish-sulmuesi kroat, i cili në vitin e fundit bëri rolin e drejtorit sportiv dhe të ndihmëstrajnerit në radhët e verilindorëve, ka mbyllur marrëveshjen me klubin për t’u larguar nga Shqipëria.
Pejiç ka qenë sot në stërvitje dhe është takuar me lojtarët për t’u komunikuar vetë vendimin që është marrë në bashkëpunim me klubin. Pas përshëndetjeve të përzemërta, ai ka bërë të ditur vendimin edhe në rrjetet sociale me një postim ku falënderonte klubin që i kishte dhënë mundësinë të hidhte hapat e parë në karrierën e re.
“Erdhi koha të them mirupafshim. Ishte një kënaqësi të punoja me ju.
Faleminderit FK Kukësi dhe Safet Gjici për mundësinë për të punuar dhe për t’u përmirësuar në sfidën e re si drejtor sportiv dhe trajner.
Faleminderit për mbështetjen dhe respekt të madh për tifozët.
Ju uroj më të mirën në të ardhmen”, shkruante Pejiç në statusin e tij.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"