Vlahoviç euforik pas triumfit spektakolar ndaj Lajpcigut: Tani jemi skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2024 | 21:24

Vlahoviç euforik pas triumfit spektakolar ndaj Lajpcigut: Tani jemi skuadër

Një nga heronjtë e Juves në fitoren heroike ndaj Lajpcigut, Dushan Vlahoviç është shfaqur shumë euforik në intervistën pas ndeshjes.

VLAHOVIC

“Jam shumë i lumtur, mbi të gjitha për skuadrën. Jemi kthyer në një skuadër të vërtetë, luftuam të gjithë së bashku dhe vazhduam të bënim presion edhe me 10 lojtarë. Në fund kemi fituar me meritë. Një ndeshje e bukur që për fat të mirë e fituam ne”, u shpreh fillimisht sulmuesi serb që më pas komentoi edhe golin e tij të dytë.

“Një gol i bukur, por e rëndësishme është që fituam. Na duhen këto fitore, duhet të mësohemi me këtë nivel. Duhet të futemi në ndeshje me më shumë bindje dhe grintë”, përfundoi Vlahoviç, autori i dy golave ndaj Lajpcigut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"