Vlahoviç rrezikon të kthehet në një lojtar të padëshiruar, Mota kërkon rrugën që të çon te goli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2024 | 10:25

Vlahoviç rrezikon të kthehet në një lojtar të padëshiruar, Mota kërkon rrugën që të çon te goli

Mungesa e golave te Juventusi është problemi kryesor të cilin Tiago Mota kërkon ta zgjidh sa më parë.motaFakti që Dushan Vlahoviç nuk po gjen rrugën e rrjetës prej katër ndeshjeve radhazi ka bërë që tekniku bardhezi të shohë për alternativa të tjera. Sigurisht duhet thënë se objektivi i Tiago Motës është të kthejë Vlahoviçin në një lojtar të padiskutueshëm, por për momentin nuk po merr asnjë shenjë pozitive. Për këtë arsye Mota ka filluar nga puna për të gjetur alternativa të reja në pritje të rikthimit të Milik i cili nuk është i gatshëm deri në ndalesën e radhës së Kombëtareve në tetor.

Por kush janë këto alternativa për Tiago Motën? Mungesa e një zëvendësuesi të Vlahoviçit ka qenë edhe kritika më e madhe që i është bërë Xhuntolit gjatë merkatos së verës, por tani te Juvja nuk është koha për ankesa. Është koha për zgjidhje dhe Tiago Mota duket se ka në mendje disa opsione. Ueah- Trajneri i “Zonjës” e dha sinjalin e parë se mund të konsiderojë edhe uljen në stol të Vlahoviçit që në sfidën ndaj Napolit ku vendosi që në pjesën e dytë të luante me Ueah si qendërsulmues.

Ky i fundit arriti në fakt të krijonte disa hapësira më shumë se Vlahoviçi duke bërë që shokët e tjerë që e mbështesnin si Kopmeiners, Jildiz dhe Gonzalez të shiheshin pak më shumë. Nga ana tjetër në momentin që mbrojtësit e Napolit nuk kishin një pikë reference në sulm u vendosën më shumë në vështirësi. Por ky padyshim që ishte vetëm eksperimenti i parë i Tiago Motës që ka edhe variante të tjera në mendje.

ALTERNATIVAT- Prej kohësh po përflitet se Vlahoviç nuk është më një sulmues i paprekshëm për Motën, njësoj si çdo lojtar tjetër. Mek’Keni vetëm me aftësinë e tij për të sulmuar më mirë hapësirat arriti të kthehej nga një lojtar i padëshiruar në një titullar të ndeshjeve të fundit te Juvja e Motës. Kjo tregon se edhe të tjerë lojtarë mund ta kenë këtë mundësi. Jildiz është alternativa e parë që shihet si zëvendësuesi i Vlahoviçit në qendër të sulmit me Koisensaon që mund të luajë lehtësisht në pozicionin që aktualisht po mbulohet nga talenti turk. Mota po mendon të mos lejë më një pikë referimi në qendër të sulmit dhe Jildiz mund ta bëjë mjaft mirë këtë pozicion, por jo vetëm ai.

Edhe Niko Gonzalez po shihet si një alternativë për të luajtur si një “fals 9” në skemën e Motës duke besuar më shumë te thellësia e lojtarëve që i vijnë pas shpine. Edhe në këtë rast do të ishte Koisensao që do të përfitonte një fanellë titullari, por pa anashkaluar Ueah. Megjithatë, duhet thënë se prioriteti i Motës dhe i Juventusit është që Vlahoviç të kthehet në një lojtar thelbësor për lojën e skuadrës dhe të ritakohet me golin. Në rast se kjo gjë nuk ndodh, Mota nuk do të kishte asnjë keqardhje për ta sakrifikuar.

OREST FLOKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"