Vlahoviç “vjedh” skenën, por e ardhmja mban peng Juven
I paprekshëm. Dushan Vlahoviç rrëmbeu skenën në ndeshjen mes Juventusit dhe Mançester Sitit. Ishte një mbrëmje e madhe dhe që u fut në historinë e klubit. Ishte një nga ato sfida që në të ardhmen do të fliten për epokën e Tiago Motës, si ndeshja e parë e vërtetë e fituar nën drejtimin e tij.
Por edhe firma e serbit peshon shumë, ashtu si kampionët e së shkuarës që kanë mbetur në mendjen e tifozëve. Numri 9 fitoi bashkë me skuadrën dhe është kopertina e këtij suksesi sepse ka qëndruar gjithmonë në shërbim të shokëve të skuadrës dhe trajnerit. Dhe ishte vetëm një prej pikave që ekzalton mësë miri kualitetin e tij.
REKORD- Atë që pas ndeshjes, Di Gregorio e konsideroi si një mbrëmje të paharrueshme e bën Vlahoviçin që të thyejë një rekord. Sulmuesi u bë lojtari i Serisë A që ka shënuar më shumë gola (22) në të gjitha kompeticionet në vitin kalendarik.
Dushan ka fituar edhe duelin në distancë me numrin 9 të Sitit, Erling Haland duke e futur emrin me dhunë në panoramën e sulmuesve më të fortë të Europës. Sigurisht që një mbrëmje nuk mund të ndryshojë të gjithë sezonin, por sulmuesi e di mirë se cila është rruga për t’u dhënë vazhdimësi paraqitjeve të këtij niveli dhe si të jetë vendimtar për një kohë të gjatë me fanellën bardhezi.
E ARDHMJA- E tashmja buzëqesh, por e ardhmja është ende për t’u shkruar. Në Torino, për të parë ndeshjen kundër Sitit ishte e gjithë familja e tij. Si në të gjitha momentet vendimtare të sezonit, ka qenë i përkëdhelur nga ngrohtësia e familjes.
Por pozicioni i tij te Juventusi duhet sqaruar. Për momentin ka një kontratë deri në vitin 2026, por nuk është parashikuar asnjë takim mes menaxherit të tij dhe drejtuesve. Nëse nuk do të ketë lajme në fillimin e vitit, gjithçka mund të ndodhë nga pranvera dhe vera.
Vlahoviç ka një rrogë të lartë dhe duhet që ta meritojë në fushën e lojës këtë status. Klubi ka dashur që në të shkuarën ta “blindojë” për të ulur kuotën e amortizimit, por lojtari nuk ka pranuar. Planet kanë ndryshuar dhe klubi ka nevojë për të arkëtuar miliona. Shitja e Faxholit mund ta ndihmojë që situata e tij të zgjidhet me qetësi. Për momentin, ai ka marrë përdore Juven.
Përgatiti: OREST FLOKU – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"