Vlerat e merkatos/ Dinamo e para, Partizani “humbet” 1.8 mln euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2025 | 20:15

Vlerat e merkatos/ Dinamo e para, Partizani “humbet” 1.8 mln euro

Partizani nuk është më skuadra më e shtrenjtë e Kategorisë Superiore. Janari solli një “furtunë” largimesh në klubin e kuq, që për herë të parë pas afro tri vitesh nuk krenohet me të pasurit lojtarët më të vlefshëm të Kategorisë Superiore.

DINAMO

Në renditjen e bërë nga portal i specializuar për vlerat e merkatos, “Transfermarkt”, Partizani ka zbritur plot tri vende, duke u bërë skuadra e katërt më e shtrenjtë. Lojtarët e Partizanit të gjithë së bashku vlejnë 4.55 milionë euro, duke përfshirë edhe Piloton (150 mijë euro), i cili është larguar, por nuk është zyrtarizuar ende nga asnjëra prej palëve. Pas ikjes së tij të kuqtë mund të zbresin të pestët.

Lojtarët e larguar (Cara, Mba, Rrapaj, Hadroj, Zguro), i kanë ulur ekipit të kuq plot 1.8 milionë euro në këtë renditje, që reflekton vlerën dhe potencialin e lojtarëve të skuadrave, por në fund duhet thënë se është vetëm një detaj statistikor.

Skuadra më e shtrenjtë e Kategorisë Superiore është Dinamo, me vlerë 4.75 milionë euro. Ekipin e Dajës e ka ngritur ndjeshëm forma e mirë e lojtarëve si Mandela apo Zabërgja, që kanë rritur vlerën e tyre. Sakaq, në vendin e dytë është Egnatia, e përmirësuar shumë pas ardhjeve të emrave si Fernando apo Dajsinani.

DINAMO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"