Vllaznia, 3 balotazhe për Brdariç para Bylisit. Ja si priten të rreshtohen shkodranët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2024 | 8:31

Vllaznia, 3 balotazhe për Brdariç para Bylisit. Ja si priten të rreshtohen shkodranët

Largimi i Rejan Alivodës nga Vllaznia normalisht do të ketë ndikimin e vet te kjo skuadër.vllazniaMesfushori shkodran do të kalojë në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke sjellë 200 mijë euro në arkat e klubit kuqeblu, që gjithashtu ka mbajtur edhe 20% të vlerës së kartonit. Është një shitje e rëndësishme për Vllazninë, pas asaj të Geralb Smajlit në verë. Në anën tjetër, ikja e Alivodës prish jo pak humorin e trajnerit Tomas Brdariç, i cili privohet nga një titullar me peshë që para ndeshjes së radhës me Bylisin, ndërkohë që mungesat nuk i janë ndarë që nga nisja e këtij kampionati.

TRE BALOTAZHE – Për ndeshjen e së dielës trajneri gjerman ka disa mungesa, si dhe disa balotazhe për ata që do t’i zëvendësojnë. Ka një rikthim të rëndësishëm në fakt, siç është ai i mesfushorit kroat, Amir Kahrimanoviç. Ai është stërvitur me skuadrën gjatë gjithë javës, por kjo gjë nuk ia jep atij të drejtën për të qenë në formacion kundër Bylisit. Në mungesë të Alivodës ai do të ishte lojtari ideal për të marrë një vend titullari, duke ditur edhe vlerat që mbart, por gjithçka varet nga gjendja fizike e lojtarit dhe stafi teknik nuk mund të rrezikojë. Mbetet të shihet tani se cili do të jetë mesfushori i tretë në ndeshjen e radhës, pas Krymit dhe Qatos.

Duke qenë se edhe Ardit Deliu është jashtë për dëmtim, atëherë trajneri Bardariç do të zgjedhë njërin mes Amir Kahrimanoviçit dhe Ilsi Salës. Ky i fundit ka provuar të luajë në disa pozicione, ndërsa rolin natyral ka pikërisht atë të mesfushorit dhe është në avantazh ndaj kroatit. Në balotazh për një vend titullari janë edhe dy sulmuesit e krahut të majtë, Delaj dhe Dodaj. Të dy janë në formë, kështu që i takon trajnerit Brdariç të vendosë. Në Durrës e nisi Delaj titullar dhe pas një ore lojë ia la vendin Dodajt. Qendra e mbrojtjes është balotazhi i tretë për Vllazninë para ndeshjes me Bylisin. Marko Juriç gaboi në momentin e golit të Teutës dhe pak minuta me vonë ia la vendin Melos Bajramit. Nuk ishte një ditë e mirë për mbrojtësin kroat, që ka qenë gjithmonë titullar, ndaj dhe të dielën do të shihet, nëse do të ruajë pozicionin e tij, apo do të zëvendësohet nga Bajrami, i cili pret shansin e tij. Mbrojtësi kosovar ka kaluar dëmtimin dhe është plotësisht gati për stafin kuqeblu.

FORMACIONI – Pavarësisht këtyre tre balotazheve, tekniku Brdariç pritet të luajë me të njëjtën strategji si në Durrës. Vendin e Alivodës pritet ta marrë Sala, që bashkë me Krymin dhe Qaton përbën treshen e mesfushës. Në mbrojtje, Gurishta dhe Jago do të jenë në krahë, kurse në qendër dyshja Stojanoviç-Juriç. Në portë është i palëvizshëm Qarri. Në sulm do të luajnë Mala dhe Balaj, të dy në një formë shumë të mirë, ndërsa lojtari i tretë pritet të jetë Delaj.DFSHADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"