Vllaznia bën bilancin pas fitores me kampionët, dy lojtarë kyç mbeten ende jashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2024 | 10:29

Vllaznia bën bilancin pas fitores me kampionët, dy lojtarë kyç mbeten ende jashtë

Ekipi i Vllaznisë nuk ka kohë për të humbur, por menjëherë i është vënë punës për takimin e radhës, atë që ka në Durrës kundër Teutës.

vllaznia

Pas fitores kundër Egnatias, atmosfera në ekipin shkodran duket teje e mirë dhe për më tepër teknikun Brdariç e ngroh dhe fakti se me përjashtim të Ildi Grudës dhe Kahrimanoviç, ka të gatshëm të gjithë pjesën tjetër të lojtarëve.

Vllaznia do të ketë edhe dy seanca të tjera stërvitore deri ditën e diel ku do të jetë mysafire në “Niko Dovana”. Në këto dy seanca, trajneri Brdariç do të përzgjedhë edhe formacionin startues që do të përballet në këtë takim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"