“Vllaznia dhe Egnatia nuk më kanë bindur”, analiza e Redi Jupit: Katër ekipet e para me oshilacione të mëdha, kanë bërë të kundërtën e asaj që kam menduar
Specialisti i futbollit, Redi Jupi, analizoi ecurinë e 4 skuadrave të para të Superiores, deri në këtë pikë të kampionatit. I ftuar në studion e “Rubrikës Sportive”, Jupi ndër të tjera, theksoi se 4 ekipet kanë shfaqur oshilacione të mëdha.
“Ka skuadra që po marrin supermaci në krahasim më të tjerat dhe po shkojnë më të sigurta drejt gjysmëfinaleve apo finales së Final 4. Ka oshilacione të mëdha brenda cilësive që katër skuadrat e para kanë. Brenda pjesës së mirë të kampionatit që po bëjnë. Sepse janë 4 skuadra që po bëjnë mirë, sepse pikët i kanë. Të katërta kanë pasur oshilacione. Para dy javësh shikoja me probleme Vllazninë dhe Egnatian. Vllaznia nuk më bindte në soliditetin e saj, në cilësinë e disa lojtarëve. Në ndonjë repart të caktuar më dukej sikur ishin bosh.
Nuk më dukeshin lojtar të cilësisë për ta çuar ekipin drejt titullit kampion. Për katërshen nuk ka diskutime më. E njëjta gjë mu duke edhe me Egnatian përpara 1 muaji apo 1 muaji e gjysëm. Një skuadër që u duk sikur mbylli një cikël dhe po mundohej të arnonte. Është shumë e vështirë, që në ecje e sipër të kampionatit të përmirësosh cilësitë e një skuadre që ishte cilësore, duke hequr pjesë dhe duke futur pjesë të tjera.
Në këto dy javë këto skuadra kanë bërë të kundërtat e asaj që unë kam menduar. Vllaznia është treguar solide, ka përmirësim të gjendjes, edhe të Balajt edhe të ndonjë lojtari tjetër atje, sepse Balaj nuk ka bërë kaq mirë, sa po shikojmë ne në javët e fundit”, u shpreh Redi Jupi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"