Vllaznia dhe Elbasani i bëjnë nder Partizanit, 2 pikë ndajnë vendin e parë me të gjashtë. Njihuni me renditjen e Superiores pas 8 javësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2024 | 21:07

Vllaznia dhe Elbasani i bëjnë nder Partizanit, 2 pikë ndajnë vendin e parë me të gjashtë. Njihuni me renditjen e Superiores pas 8 javësh

Superiorja ka mbyllur javën e 8 të saj. Tashmë renditja ka ndryshuar nga java e kaluar, ndërsa bie në sy se nga vendi i parë në të gjashtë është 2 pikë diferenca.

superiore renditja

Kështu barazimi i Vllaznisë dhe Elbasanit i hap rrugën Partizanit të kryesojë i vetëm, pasi këto të fundit fituan ndaj Bylis. Në anën tjetër ndjek Egnatia që po ashtu fitoi, pikërisht përballë Skënderbeut.

Zona e “Final 4” mbyllet me Vllazninë dhe Dinamon që ndjekin me pikë të barabarta. Elbasani me vetëm 1 pikë më pak ndodhen jashtë Teuta dhe Elbasani.

Nga Tirana e vendit të 7 fillon shkëputja. Skënderbeu ndodhet në vendin e tetë, teksa Bylis dhe Laçin mbyllin renditjen e Superiores.

RENDITJA E SUPERIORES PAS JAVËS SË TETË:

me

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"