Postuar: Janar 21, 2025 | 23:32
Vllaznia dhe Shkëndija i thanë “jo”, Da Silva befason dhe firmos me klubin shqiptar që po lufton për mbijetesë
Viktor Da Silva pritet të zyrtarizohet te skuadra e Feronikelit. Braziliani ishte pranë firmës te Vllaznia dhe më pas Shkëndija, por nuk firmosi në momentet e fundit.
Një lëvizje befasuese kjo, që raportohet nga mediat në Kosovë. 30-vjeçari po e provon për herë të parë eksperiencën në tokën dardane.
Feronikeli mbyll tabelën e Superligës së Kosovës, ndërsa nevojitet një mrekulli për të shpëtuar sezonin.
Da Silva gjen trajnerin Kolela te Feronikeli. Bashkë me të kaloi dhe një nga sezonet më të mirë në karrierë, pasi u shpall kampion te Partizani i vitit 2023.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"