Vllaznia e femrave tregon forcën, mund pastër Partizanin. Mësoni rezultatet e javës dhe renditjen
Për tri ditë me radhë kampionati kombëtar i futbollit për vajza ka zhvilluar takimet e javës së gjashtë. Kryendeshje e javës ishte mes Partizanit dhe Vllaznisë, e luajtur në stadiumin “Arena e Demave”.
Të dyja skuadrat vinin me pikë të plota, por shkodranet treguan edhe një herë se janë të pakonkurrueshme, duke vendosur diktatin e tyre edhe ndaj të kuqeve. Kështu Vllaznia triumfoi pastër 0-2, për të blinduar kreun me 18 pikë.
Që në minutën e 3-të “bomberja” kuqeblu, Megi Doçi, i zhbllokoi shifrat, duke finalizuar saktë me kokë pranë portës pas një krosimi të kapitenes Franja. Në fraksionin e dytë Partizani do ti trembte kampionet, duke krijuar disa mundësi të pastra shënimi, me anë të Mishela Ferreira Dos Santos, e cila e “katranos” në veprimin e fundit.
Në të 65-ën ka disa çaste paniku, teksa Lopes Ribeiro përplaset kokë më kokë me Ahamadi dhe përfundon në spital, ndërsa loja ndërpritet për 11 minuta. Me rifillimin e takimit, Vllaznia i mbyll llogaritë, teksa Ramadani shënon golin e sigurisë në të 80-ën.
Në ndeshjet e tjera spikat fitorja 15-0 e Gramshit në transfertë ndaj Teutës. Protagoniste absolute ishte Mesuare Begallo, autore e plot 8 golave. 24- vjeçarja merr edhe kreun e listës së golashënuesve, duke shkuar në kuotën e 21 golave, për të pargola që mbajnë firmën nga Vasaj dhe Sufaj për kurbinaset.
Ndërsa Apolonia shpartalloi Lushnjën 9- 0 në derbin myzeqar. Hamonikaj dhe Levendi realizuan tripleta, ndërsa Ukëuoma, Ndoj dhe Tenutti de Sousa kompletuan festivalin e golave.
A.DUSHKU-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"