Vllaznia e plotë në stërvitje, mision fitorja në Rrogozhinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2024 | 22:48

Vllaznia e plotë në stërvitje, mision fitorja në Rrogozhinë

Skuadra e Vllaznisë është kthyer dje në fushën stërvitore. Ku pas dy ditësh të pushimit, kuqeblutë kanë marrë ngarkesën e plotë duke nisur kështu përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Egnatias.

vllaznia

Ajo çfarë vënë re në seancën stërvitore është se grupi i futbollistëve ka qenë i plotë. Kështu edhe mbrojtësit Juriç dhe Stojanoviç kanë qenë së bashku me skuadrën. Duke qenë se dy mbrojtësit munguan kundër Skënderbeut, nga ajo çfarë mëson gazeta, për të dy lojtarët ka pasur terapi intensive këto ditë nga mjekët e Vllaznisë, në mënyrë që ata të jenë në formën e duhur dhe sa më shpejt të gatshëm për ekipin.

Megjithatë gjendja e tyre do shihet me kujdes këto ditë, për të vendosur nëse do luajnë apo jo ditën e shtunë në Rrogozhinë. Patjetër kompletimi i skuadrës gëzon Brdariç dhe stafin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"