Vllaznia gati për Elbasanin, mesfusha “ngatërron” trajnerin Brdariç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2024 | 8:25

Vllaznia gati për Elbasanin, mesfusha “ngatërron” trajnerin Brdariç

Vllaznia ka mbyllur përgatitjet e kësaj jave për ndeshjen e javës së 8-të.

brdaric

Shkodranët do të jenë përballë Elbasanit sot në transfertë, me duelin, që do zhvillohet në orën 19:00. Ekipi i Brdariç e ka përgatitur duelin ndaj elbasanasve me mungesa në formacionin titullar. I fundit që i është shtuar kësaj liste është Eslit Sala. Mesfushori u ndëshkua me karton të kua, pas dy të verdhave në ndeshjen e fundit të humbur kundër Dinamos në shifrat 2-1.

RIKTHIMI – Megjithatë, Brdariç së bashku me stafin e tij kanë bërë provat gjatë kësaj jave sesi do ta rreshtojnë skuadrën. Kështu, ai që pritet të zëvendësojë Salën në formacionin titullar është Amir Kahrimanoviç. Mesfushori kroat ka lënë pas dëmtimin dhe është i gatshëm 100% për skuadrën.

MANOVRAT – Aktivizimi i ish-futbollistit të Erzenit do të bëjë që në mesfushë në dyshen para mbrojtjes së bashku me Krymin të jetë edhe Qato. Kështu, Kahrimanoviç pritet të ketë një pozicion më sulmues në fushën e lojës. Por një opsion tjetër që është parë në këto ditë në stërvitje është spostimi i Malës si mesfushor qendre, duke lënë kështu hapësirë aktivizimi në krah për njërin mes Dodajt dhe Çobës. Të dy futbollistët mund të jenë në balotazh për një vend në formacion deri në momentet e fundit.

RRESHTIMI – Pjesa tjetër e rreshtimit për kuqeblutë pritet të jetë e njëjtë. Qarri do të mbrojë portën kuqeblu, ndërsa në mbrojtje të zakonshmit Stojanoviç dhe Juriç pozicionohen në qendër. Gurishta dhe Jago plotësojnë krahët e repartit difensiv. Në mesfushë priten po ashtu Krymi, Qato dhe Kahrimanoviç. E ndërsa në sulm Balaj do të ketë mbështetjen e Delajt dhe Malës nga krahët.GFHENDRI ÇINARI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"