“Vllaznia ka rritur përqëndrimin në 2025-ën”, Esat Mala: Ndjej më shumë kënaqësi kur asistoj sesa kur shënoj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2025 | 19:46

“Vllaznia ka rritur përqëndrimin në 2025-ën”, Esat Mala: Ndjej më shumë kënaqësi kur asistoj sesa kur shënoj

Mesfushori i Vllaznisë, Esat Mala dha asist për golin e dytë të shkodranëve kundër Bylisit.

bandicam 2025-02-09 19-34-51-507

“Kur vlerësohesh me një çmim, të rrit kënaqësinë. Normalisht që jemi shumë të kënaqur, e vlerësuam dhe ishim të përqendruar. Morëm 3 pikët që donim. Mund të them që me këtë fillim të vitit të ri, kemi rritur përqendrimin edhe më shumë. Kemi një grup shumë të mirë, nga stafi drejtuesit dhe ne si çuna, kjo na dallon nga ekipet e tjera në katërshe.

Realisht është një mënyrë e punuar rrugës loja ime, por duke parë stilin tim jemi munduar të bëjmë një qasje tjetër. Kur vjen nga krahu dhe futesh në mesfushë jam më komod, pasi ndodh që jam i pamarkuar. Besoj se na është përshtatur ky modul dhe po përpiqemi që ta përmirësojmë.

Gol apo asist? Realisht sezonin sipas statistikave më ka shkuar shumë mirë. Kur e kam përmend në diskutim e sipër, jam i lumtur. E kam kënaqësinë më shumë të asistoj sesa të shënoj. Po shkon mirë, falenderoj çunat që i kanë shfrytëzuar pasimet mia, asistime. Shpresoj të vazhdoj me këto ritme”, tha Esat Mala për RTSH Sport.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"