Vllaznia kthehet në fushë pas dy ditëve pushim, luhet sërish në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2024 | 13:38

Vllaznia kthehet në fushë pas dy ditëve pushim, luhet sërish në transfertë

 Vllaznia ka qëndruar 2 ditë pushim pas disfatës në shifrat 2-1 kundër Dinamos në javën e 7-të të Superiores. Sot ekipi do të zbresë në fushën stërvitore, me seancën që është planifikuar paradite.

Foto/F.Hazisllari

Foto/F.Hazisllari

Kuqeblutë luajnë sërish në transfertë dhe kësaj radhe ndaj Elbasanit. Pavarësisht se kalendari e parashikon këtë ndeshje të luhet në Shkodër, diçka e tillë nuk do të ndodhë. Arsyeja është se bari i stadiumit “Loro Boriçi” do të mbillet dhe nuk lejon zhvillimin e ndeshjeve në këtë impiant për një periudhë ende të pacaktuar.

Në një marrëveshje mes drejtuesve të dy klubeve është vendosur që ky duel të luhet në “Elbasan Arena” dhe ai i fazës së dytë i parashikuar në Elbasan, do të luhet në Shkodër, duke shmangur në këtë mënyrë shtyrjen e ndeshjes apo zhvillimin e saj në fushë asnjanëse.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"