Vllaznia, me formacionin fitues në “Elbasan Arena”. Ja zgjedhjet e Brdariç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2025 | 9:25

Vllaznia, me formacionin fitues në “Elbasan Arena”. Ja zgjedhjet e Brdariç

Vllaznia zbret sot sërish në fushë. Shkodranët luajnë ndeshjet e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Elbasanit.brdaricKëtë herë kualifikimi për më tej vendoset nga dy ndeshje, por kuqeblutë duan ta hedhin hapin e parë që sot në Elbasan. Objektivat e Vllaznisë janë të qartë edhe në këtë kompeticion, ndaj jo më kot trajneri Tomas Brdariç ka zgjedhur më të mirët për sfidën e sotme. Në portë do të jetë nga minuta e parë Jukaj. Në mbrojtje ka një rikthim në krahasim me ndeshjen e kampionatit ndaj Teutës.

Bajrami mungoi në Durrës për shkak kartonësh dhe sot është në dispozicion të trajnerit gjerman, por nuk mendohet të jetë titullar. Në qendër pritet të luajnë sërish Krymi me Stojanoviçin, kurse në krahë Gurishta dhe Jago. Në mesfushë pritet e njëjta treshe që luajti pak ditë më parë në “Niko Dovana”, me Malën që tërhiqet nga sulmi dhe u bashkohet Salës dhe Deliut.

Ky i fundit duket se e ka fituar balotazhin me kroatin Kahrimanoviç. Nuk ndryshon as sulmi, ku Balaj dhe Dodaj do të kenë sërish në këtë repart Çobën. Trajneri Brdariç synon një rezultat pozitiv në Elbasan me të njëjtin 11-sh që mundi Teutën në kampionat.FDXGPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"