Vllaznia me sulmin më efektiv, por ekipi ka varësi nga… Balaj
Në një moment kur kanë kaluar shtatë javë në Kategorinë Superiore dhe Vllaznia po përgatitet për javën e 8-të të sajën, kuqeblutë janë sulmi më i miri në kampionat, pas shtatë javëve.Shkodranët e drejtuar nga Brdariç kanë shënuar më shumë se gjitha skuadrat e tjera. Konkretisht nëntë herë kampionët e vendit e kanë gjetur 11 herë rrjetën. Pas tyre, si skuadra që ka shënuar më shumë gola vjen Egnatia me 10 të tillë. E ndërsa nga 9 gola kanë shënuar edhe ekipet e Partizanit, Dinamos dhe Skënderbeut. Për t’u kthyer te Vllaznia, shkodranët kanë një “varësi” thuajse totale nga Bekim Balaj. Kjo pasi sulmuesi ka shënuar thuajse gjysmën e golave në 7 javët e para për skuadrën.
Shtatlarti e ka gjetur rrjetën 5 herë, duke qenë kështu jo vetëm golashënuesi më i mirë i skuadrës, por edhe i kampionatit. Gjashtë rrjetat e tjera të kuqebluve kanë si autorë: Malën me 2 gola dhe pas prizrenasit vijnë Alivoda tashmë i larguar, Qato, Sala dhe Stojanovic secili me nga 1 gol të shënuar në Superiore deri në këto momente.
Pra nga lojtarët e repartit sulmues të vetmit që kanë shënuar janë Balaj dhe Mala. E ndërsa për sulmuesit e tjerë, tek shkodranët shpresojnë që të zhbllokohen në javët në vijim, ku patjetër do të ishin një ndihmë për skuadrën në sigurimin e sa më shumë suksese.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"