VOLEJ FEMRA/ Tirana dhe Vllaznia, fitore me përmbysje në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2024 | 10:40

VOLEJ FEMRA/ Tirana dhe Vllaznia, fitore me përmbysje në kampionat

Superliga e volejbollit të femrave ka zhvilluar dje dy ndeshje, në kryeqytet dhe në Shkodër.volejTirana ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa mposhti Teutën në sallën “Farie Hoti” me rezultatin 3-2, takim i vlefshëm për javën e tretë të kampionatit. Një triumf aspak i lehtë për vajzat e Adrian Gorenxës përballë ekipit bregdetar, që këtë edicion vjen i përforcuar me lojtare nga Brazili dhe Kolumbia.

Një betejë e vërtetë në parket që zgjati 2 orë e 20 minuta, por në fund festa u takoi kryeqytetaseve, ndonëse suksesi ishte 2-pikësh, ndërsa durrsaket regjistruan pikën e parë sezonale. Teuta e filloi ndeshjen në mënyrën të shkëlqyer, teksa vajzat e trajnerit Edmond Jazexhi bënë çfarë deshën në parket gjatë setit të parë, duke fituar 17-25. Ndonëse me dy mungesa të rëndësishme si Stërmilla dhe Preçetaj, Tirana reagoi në setin e dytë, ku pas një loje me rivalitet fitoi 25-23.

Ekipi bardhblu mori edhe setin e tretë 25-20, për ta kaluar në avantazh me sete. Kur pritej goditja e nokautit nga vendëset, bregdetaret përmirësohen në lojën e tyre, për ta fituar setin e tretë pas pikëve shtesë 25-27, duke e çuar sfidën me set final. Seti i pestë nis me një epërsi të lehtë nga Teuta, por Tirana reagon menjëherë, ndërsa diferencën e bën Enkeleda Braho, e cila tregohet e papërmbajtshme me një seri të gjatë pikësh, ndërsa firmos edhe “match piont”-in, duke fiksuar shifrat finale 15-10 të setit dhe 3-2 për të gjithë ndeshjen. Braho ishte pa diskutim dhe lojtarja e ndeshjes, autore e plot 32 pikëve për Tiranën. Në radhët e Teutës më e mira ishte kolumbiania Danny Sofia Mesa Toro me 19 pikë, mbështetur nga braziliania Barbara Barbosa me 17.trNë ndeshjen tjetër që u zhvillua dje Vllaznia mundi Barletin 3-1 në Shkodër, takim i prapambetur, i vlefshëm për javën e dytë. Universitaret e Altin Gorenxës nisën më mirë duke marrë setin e parë 16-25. Por më pas vajzat kuqeblu të trajneres Nora Deda triumfuan në tri setet e radhës, përkatësisht në shifrat 25-22, 25- 18 dhe 25-19, duke futur në kasafortë 3 pikët e para në kampionat. Amerikania Tauri Megge, me 17 pikë dhe Esmeralda Tuci me 15 spikatën për Vllazninë, ndërsa te Barleti më e mira si gjithnjë ishte kapitenia Xhenifer Pira, autore e 13 pikëve.vll7PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"