VOLEJ MESHKUJ/ Java 2, sot sfida në Durrës dhe Tiranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2024 | 11:55

VOLEJ MESHKUJ/ Java 2, sot sfida në Durrës dhe Tiranë

Superliga e volejbollit të meshkujve do të nisë sot takimet e javës së dytë. Përballja e parë do të luhet në Durrës në orën 18:00 mes Teutës vendëse dhe Partizanit.VolejBregdetarët vijnë në këtë takim pas humbjes 1-3 në ndeshjen debutuese në transfertë kundër Skënderbeut, ndërsa kampionët në fuqi të trajnerit Ylli Tomorri e nisën mbarë mbrojtjen e fronit, duke likuiduar që në start Tiranën 3-0 në derbi.

Ndeshja tjetër e sotme do të jetë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në orën 19:00 ndërmjet Studentit dhe Skënderbeut. Kryeqytetasit e nisën me triumf bindës në transfertë ndaj Elbasanit në shifrat 0-3, ndërsa korçarët mundën Teutën në shtëpi.

Sfida që do të mbyllë javën e dytë do të jetë ajo mes Vllaznisë dhe Elbasanit, ndeshje e shtyrë për në datën 25 shtator për shkak të bllokimit të pallatit të sportin në Shkodër, aty ku në fundjavë po mbahet kampionati i boksit. Gjatë kësaj jave radhën për të qëndruar pushim e ka skuadra e Tiranës.33PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"