Volej meshkuj/ Korçarët leksion shkodranëve, i mundin në 3 sete

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2024 | 20:17

Volej meshkuj/ Korçarët leksion shkodranëve, i mundin në 3 sete

Me ndeshjen Skënderbeu-Vllaznia të zhvilluar të shtunën në mesditë në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” është mbyllur java e tretë e Superligës së volejbollit për meshkuj. Korçarët e trajnerit Arben Prifti nuk falën në fushën e tyre, teksa morën fitore të pastër në shifrat 3-0 (25-20, 25-18, 25-22) në një sfidë që zgjati 1 orë e 20 minuta.

Volej meshkuj

Një sukses që e ngjit Skënderbeun në vendin e dytë në renditje, ndërsa për Vllaznia kjo ishte humbja e parë në dy takime që ka zhvilluar këtë sezon në kampionat.

Emanuel Driza me 17 pikë dhe amerikani Ray Cox me 15 udhëhoqën ofensivën korçare, ndërsa për miqtë spikati Gilman Talani me 18 pikë. Në ndeshjet e tjera, Partizani mundi Studentin 3-0, ndërsa Tirana mposhti Teutën 3-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"