VOLEJBOLL/ Derbi i vajzave vishet i kuq, Partizani leksion Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2024 | 11:20

VOLEJBOLL/ Derbi i vajzave vishet i kuq, Partizani leksion Tiranës

Java e parë e Superligës së volejbollit të femrave është mbyllur të shtunën me derbin Partizani-Tirana në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Të kuqet e trajnerit Hasan Gurabardhi treguan forcën, duke dominuar ndaj rivaleve të qytetit, për ta fituar përballjen me rezultatin e pastër 3-0, në një sfidë që zgjati 1 orë e 24 minuta.9Derbi i kryeqytetit dhuroi menjëherë emocione, me një set të parë mjaft interesant, ku kishim përmbysje dhe ripërmbysje të rezultatit. Ky fraksion do të vendosej pas pikëve shtesë, me Xhovana Kaçorrin që fiksoi rezultatin 27-25 në favor të Partizanit. Vajzat bardheblu të Adrian Gorencës patën fillimisht një epërsi të lehtë në setin e dytë, por më pas loja e tyre edhe në rënie, me të kuqet që e fituan setin 25- 22 falë pikës finale nga Klavia Petëza.

Seti i tretë nuk ka histori, pasi Partizani dominon totalisht në parket. Joana Kushi ishte autorja e “match point”-it, duke vulosur setin 25-16 dhe të gjithë takimin 3-0. Joana Kushi me 24 pikë dhe Xhovana Kaçori me 20 shkëlqyen në ofensivën e kuqe në derbi, duke rezultuar vendimtare në suksesin e skuadrës së tyre. Për Tiranën pikëshënuesja më e mirë ishte Luljeta Stërmilla me 10 pikë, e vetmja në dopioshifër në ekipin bardheblu.

23

Kujtojmë që java e parë u hap të premten me tri ndeshje. Kampionet në fuqi të Skënderbeut e nisën mbrojtjen e kurorës, duke mundur Teutën në Korçë me rezultatin 3-1.

Pogradeci shkëlqeu në transfertën shkodrane, teksa mposhti Vllazninë 1-3. Ndërsa Dinamo, një emër legjendar në volejbollin shqiptar, u rikthyer pas shumë vitesh në elitë, duke debutuar me një fitore shumë të bukur kundër Barletit me rezultatin 1-3 në “Asllan Rusi”. Për sa i përket javës së dytë do të kemi këto përballje: Teuta-Partizani, DinamoSkënderbeu dhe Vllaznia-Barleti me 20 shtator, ndërsa më 21 shtator do të luhet takimi Pogradeci-Tirana.24PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"