VOLEJBOLL/ Dinamo-Skënderbeu te femrat, nis sot java e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2024 | 13:55

VOLEJBOLL/ Dinamo-Skënderbeu te femrat, nis sot java e dytë

Volejbolli shqiptar do të nisë sot sfidat e javës së dytë të kampionatit kombëtar për femra, me përballjen ndërmjet Dinamos dhe Skënderbeut në orën 16:00 në Farkë.ferrPritet një sfidë interesante, teksa të dyja skuadrat e kanë debutuar me fitore në kampionat dhe do të kërkojnë vijimin e rezultateve pozitive. Ndeshja tjetër e planifikuar të luhej sot sipas kalendarit fillestar, ajo mes Vllaznisë dhe Barletit është shtyrë për në datën 25 shtator.

Ndërkohë java e dytë do të vijojë nesër me ndeshjet Teuta-Partizani në orën 16:00 në Durrës dhe Pogradeci-Tirana në orën 17:00 në Pogradec. Për sa i përket Superligës së meshkujve, takimi që parashikohej të hapte javën e dytë mes Vllaznisë dhe Elbasanit është shtyrë më 25 shtator, ndërsa nesër do të luhen dy ndeshje, Teuta-Partizani në orën 18:00 në Durrës dhe Studenti-Skënderbeu në orën 19:00 në “Asllan Rusi”.

Këtë javë radhën për të qëndruar pushim e ka Tirana.SFFPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"