VOLEJBOLL FEMRA/ Kupa e Shqipërisë, Lushnja ngre trofeun e skuadrave në A1
Lushnja është fituese e Kupës së Shqipërisë në Kategorinë A1 për vitin 2024, kompeticion i nivelit të dytë në sportin e rrjetës.
Pasi kishte mposhtur me rezultatin 3-1 Flamurtarin në gjysmëfinale, skuadra myzeqare kaloi me sukses edhe finalen, teksa fitoi në shifra të pastra 3-0 ndaj Korabit. Sfida e zhvilluar në pallatin e sportit “Arjana Arapi” në Rrëshen, foli për Lushnjën, që u shfaq dominuese në të tria setet ndaj ekipit dibran.
Vajzat e drejtuara nga trajnerja Erlida Allkanjari i fituan thellë të tria setet, duke triumfuar përkatësisht 25-12, 25-14 dhe 25-14, për ta bërë të tyre trofeun. Një festë e merituar për vajzat e Lushnjës, të cilat synojnë rikthimin në elitën e volejbollit shqiptar.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"