Volejboll femra/ Skënderbeu e nis sezonin me trofe, vajzat e trajnerit Orlando Koja triumfojnë përballë Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2024 | 19:34

Volejboll femra/ Skënderbeu e nis sezonin me trofe, vajzat e trajnerit Orlando Koja triumfojnë përballë Tiranës

Skënderbeu në volejboll për femra, e ka nisur këtë sezon me trofe. Vajzat e drejtuar nga trajneri Orlando Koja, triumfuan në Kupën e Federatës, teksa arritën të mposhtnin Tiranën me rezultatin 3-1, në një duel që rezultoi tepër emocionues.  

Skenderbeu

Një sukses i merituar i skuadrës korçare në finalen e zhvilluar në Farkë. Ashtu si në sezonin e shkuar, edhe në këtë edicion të ri sportiv, Skënderbeu ka si synim fitimin e të gjitha trofeve, ku duket se do të rivalizojë “dhëmbë për dhëmb” me Tiranën dhe Partizanin.  

Skënderbeu-Tirana 3-1 

(25-14, 25-23, 19-25, 25-18) 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"