VOLEJBOLL FEMRA/ Skënderbeu likuidon Vllazninë, Barleti feston kundër Pogradecit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2024 | 14:30

VOLEJBOLL FEMRA/ Skënderbeu likuidon Vllazninë, Barleti feston kundër Pogradecit

Me dy sfida të zhvilluara të shtunën është kompletuar java e tretë në Superligën e volejbollit për femra.WhatsApp Image 2024-09-30 at 14.24.24Gjithçka e thjeshtë për Skënderbeun në ndeshjen kundër Vllaznisë në Korçë. Kampioneve në fuqi u mjaftuan 66 minuta lojë për t’i mbyllur llogaritë me rezultatin e pastër 3-0 (25-13, 25-19, 25-10). Diferencat e mëdha mes ekipeve i pasqyrojnë më së miri edhe rezultatet e seteve, me vajzat e Orlando Kojës që dominuan në çdo aspekt të lojës, ndërsa shkodranet paraqiteshin në këtë transfertë me vetëm shtatë lojtare dhe një libero.

Carolinë Moreira me 15 pikë dhe Elizabeth Sandoval me 11 ishin shënueset më të mira për Skënderbeun, që tashmë shkon në kuotën e 9 pikëve. Për Vllazninë shënuesja më e mirë ishte amerikania Taurie Magee me 11 pikë.skNë takimin tjetër, Barleti mori suksesin e parë sezonal, teksa mposhti Pogradecin me rezultatin 3-1 (16-25, 25- 22, 26-24, 27-25) në “Asllan Rusi”. Një sukses me përmbysje për ekipin universitar, që e nisi me malore, duke humbur setin e parë. Por më pas skuadra e Altin Gorenxës arriti të kthente gjithçka në favor pas një loje me shumë rivalitet, me dy setet të vendosura me pikë shtesë. Lojtarja e ndeshjes ishte Xhenifer Pira, e cila po shkëlqen në pozicionin 4 dhe ndaj liqenoreve stampoi plot 21 pikë. Te Pogradeci spikati braziliania Bruna Aoki me 19 pikë.baNë takimet e tjera të javës së tretë, Tirana mundi Teutën 3-2 më 25 shtator, ndërsa të premten Partizani mposhti 3-0 Dinamon dhe kryeson me pikë të plota.dsghPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"