VOLEJBOLL/ Kupa Pavarësia, festojnë Skënderaj dhe Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2024 | 11:30

VOLEJBOLL/ Kupa Pavarësia, festojnë Skënderaj dhe Partizani

Federata Shqiptare e Volejbollit në bashkëpunim me atë të Kosovës zhvilluan Kupën Pavarësia në kuadër të festimeve për 112-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.MixCollage-25-Nov-2024-11-24-AM-1381Për tri ditë me radhë u luajtën ndeshjet në sallën e Farkës, ku dhe u shpallën edhe ekipet fituese. Në radhët e femrave Kupën Pavarësia 2024 e fitoi Skënderaj. Vajzat nga Kosova mundën dy ekipet e Shqipërisë, fillimisht Skënderbeun në gjysmëfinale me rezultatin 3- 1 dhe më pas Partizanin në finale në shifrat 3-2 (19-25, 20- 25, 25-13, 25-20, 15-11), duke merituar kështu trofeun.

Te meshkujt, për Partizanin pak rëndësi ka nëse bëhet fjalë për kompeticione kombëtare apo mbarëkombëtare, pasi të kuqtë janë si një makineri triumfesh të pastra. Skuadra e Ylli Tomorrit fitoi Kupën Pavarësia, teksa kaloi fillimisht në gjysmëfinale Shkëndijën 3-0 (25-16, 25-13, 25-11), ndërsa dje likuidoi Skënderbeun në finale me rezultatin 3-0 (25-20, 25-13, 25-22) për të ngritur lart trofeun.FDHGHPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"