VOLEJBOLL MESHKUJ/ Nis kampionati, Studenti dhe Skënderbeu debutojnë me fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2024 | 13:48

VOLEJBOLL MESHKUJ/ Nis kampionati, Studenti dhe Skënderbeu debutojnë me fitore

Superliga e volejbollit të meshkujve ka ngritur dje siparin e edicionit 2024-2025 me dy ndeshjet e para të kampionatit.

asdsadasdasd

Një kampion që këtë vit është tkurrur me shtatë ekipe, pas largimit të Erzenit. Sfida hapëse e sezonit të ri u zhvillua në Korçë, takim që vendosi përballë Skënderbeun dhe Teutën. Vendësit nuk falën në “Tamara Nikolla”, teksa morën 3 pikët e para, duke i mundur bregdetarët me rezultatin 3-1 në një takim që zgjati 1 orë e 39 minuta. Fitorja për ekipin korçar erdhi me përmbysje, pasi Teuta e nisi më mirë ndeshjen, duke fituar setin e parë 23-25. Megjithatë, më pas të zotët e shtëpisë dominuan, duke marrë bindshëm tri sete, përkatësisht në shifrat 25- 16, 25-13 dhe 25-14. Kështu skuadra e drejtuar nga Arben Prifti e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri, ndërsa në ndeshjen e djeshme debutuese spikatën Emanuel Driza me 16 pikë, Santiel Kamenica me 14, Marild Musaka me 13 dhe amerikani Caylor Cox me 11 pikë. Në radhët e Teutës në dopioshifër pikësh mbërriti vetëm afrimi më i ri i këtij sezoni, Asmend Kula, autor i 12 pikëve.1Fillim i mbarë edhe për Studentin, me kryeqytetasit që kaluan Elbasanin në transfertë me rezultatin e pastër 0-3 në një përballje që zgjati 1 orë e 15 minuta. Me gjithë përpjekjet e vendësve, kualiteti dhe organika më e plotë e skuadrës studentore bënë diferencën. Kështu miqtë e treguan forcën që në setin e parë, në të cilin fituan 20-25. Skuadra e drejtuar nga Kestrin Batalli ishte edhe më shumë dominuese në setin e dytë, duke fituar thellë 15-25. Studenti mori edhe setin e tretë në shifrat 21- 25 për të hipotekuar suksesin 0- 3 dhe 3 pikët e para në kampionat. Bledi Metani me 15 pikë dhe kapiteni Armando Gaxiri me 14 bënë diferencën në fazën sulmuese për miqtë. Te Elbasani u dalluan Andi Garunja me 14 pikë dhe Kadrion Koni me 13. Java e parë do të kompletohet sot me derbin mes kampionëve në fuqi të Partizanit dhe Tiranës në orën 19:00 në “Asllan Rusi”. Një sfidë që ka vendosur titullin kampion me finalet në dy sezonet e fundit në sportin e rrjetës.

27PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"