VOLEJBOLL MESHKUJ/ Triumfon pastër në Elbasan, Skënderbeu forcë e dytë në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2024 | 11:22

VOLEJBOLL MESHKUJ/ Triumfon pastër në Elbasan, Skënderbeu forcë e dytë në kampionat

Superliga e volejbollit për meshkuj ka zhvilluar të shtunën takimin e fundit të javës së katërt, teksa në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” matën forcat Elbasani vendës dhe Skënderbeu.

skenderbeu partizani volej meshkuj

Korçarët e Arben Priftit korrën suksesin e tretë sezonal, teksa triumfuan në transfertë me rezultatin e pastër 0-3 në një sfidë që zgjati 73 minuta. Seti i parë nisi dhe vijoi me rivalitet deri në shifrat 15- 15, por gradualisht Skënderbeu u shkëput për të fituar 19-25. Skuadra elbasanase e filloi mirë setin e dytë, teksa mori epërsi të lehtë 5-2 në pikët e para. Por më pas miqtë bënë ligjin në parket, ndërsa Joan Sotir stampoi pikën finale, duke fiksuar shifrat 15-25. Edhe seti i tretë fillon më mirë për vendësit, që shkojnë deri në 5 pikë avantazh. Megjithatë korçarët përmbysin, ndërsa Marildi Musaka bëhet protagonist i “match point”-it, duke vulosur setin 23-25 dhe të gjithë takimin 0-3. Një fitore që e rikthen Skënderbeun në vend dytë, me ekipin korçar që duket tepër ambicioz në këtë edicion. Emanuel Driza me 12 pikë ishte shënuesi më i mirë në radhët e Skënderbeut, ndërsa për Elbasanin u dallua Andi Garunja, autor i 13 pikëve.35Në dy ndeshjet e tjera të kësaj që u luajtën të premten, Partizani kryesues fitoi pastër 0-3 në transfertë kundër Vllaznisë, ndërsa Studenti mposhti Tiranën në derbin e kryeqytetit me rezultatin 3-1. Për sa i përket javës së pestë, më 11 tetor Teuta do të presë Studentin në Durrës, ndërsa më 12 tetor në kryeqytet do të zhvillohen përballjet Tirana-Vllaznia dhe Partizani-Elbasani.33PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"