VOLEJBOLL/ Nisin kampionatet, dopio-derbi Partizani-Tirana që në javën e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2024 | 11:00

VOLEJBOLL/ Nisin kampionatet, dopio-derbi Partizani-Tirana që në javën e parë

Me përfundimin e Kupës së FSHV-së, aktivitet i zhvilluar fundjavën e kaluar në Farkë, ku triumfuan Skënderbeu për femra dhe Partizani për meshkuj, tashmë volejbolli shqiptar është gati për startin e kampionateve kombëtare.

asdsadasdasd

Sporti i rrjetës do të ngrejë sot siparin e edicionit 2024-2025 të Superligave për femra e meshkuj, teksa do të nisin javët e para të kampionateve.

FEMRAT – Në Superligën e femrave do të jenë tetë ekipet pjesëmarrëse: Skënderbeu kampion në fuqi, Tirana, Partizani, Vllaznia, Barleti, Pogradeci, Teuta dhe Dinamo, emër legjendar që rikthehet në elitë pas shumë vitesh. Java e parë do të startojë sot me tri ndeshje. Vllaznia-Pogradeci në orën 13:00 në Shkodër, Barleti-Dinamo në orën 16:00 në “Asllan Rusi” dhe Skënderbeu-Teuta në orën 17:00 në Korçë.

Java do të mbyllet me derbin e kryeqytetit Partizani-Tirana, të shtunën në orën 17:00 në “Asllan Rusi”. Kupa e FSHV-së tregoi se Skënderbeu mbetet skuadra për t’u mundur edhe këtë edicion. Me nga 20 tituj kampionë të fituar nga secila, Dinamo dhe Tirana janë ekipet më të trofeshme në historinë e volejbollit të femrave në Shqipëri.

AaaSasASAS

MESHKUJT –Pas Farkës një vit më parë, Superliga e meshkujve këtë edicion ka humbur një tjetër ekip, Erzenin, që nuk do të jetë pjesëmarrës në kampionat. Një lajm i keq jo vetëm për Shijakun por për të gjithë komunitetin e volejbollit, që sheh t’i largohet një tjetër ekip. Kështu kampionati 2024-2025 do të përbëhet nga vetëm 7 skuadra: Partizani kampion në fuqi, Tirana, Vllaznia, Studenti, Skënderbeu,Teuta dhe Elbasani.

Edhe te meshkujt, java e parë do të hapet sot, teksa do të luhen dy ndeshje. Në orën 15:00 Skënderbeu do të sfidojë Teutën në Korçë, ndërsa në orën 18:00 do të zhvillohet përballja Elbasani-Studenti. Të shtunën në mbrëmje në orën 19:00 në “Asllan Rusi” do të zhvillohet derbi ndërmjet Partizanit dhe Tiranës. Të kuqtë dhe bardheblutë u përballën disa ditë më parë në finalen e Kupës së FSHV-së, takim ku triumfoi skuadra e Ylli Tomorrit me rezultatin e pastër 3-0.

Për sa i përket historikut, Dinamo, 25 herë kampione, është ekipi më i titulluar i volejbollit të meshkujve në Shqipëri, por që fatkeqësisht prej shumë vitesh nuk ekziston më si skuadër. Më tej vijnë Partizani me 16 tituj, Studenti me 15 dhe Tirana me 11 tituj kampionë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"