VOLEJBOLL/ Partizani leksion mbarëkombëtar Tiranës, bind edhe Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2024 | 10:37

VOLEJBOLL/ Partizani leksion mbarëkombëtar Tiranës, bind edhe Skënderbeu

Aktiviteti mbarëkombëtar i volejbollit, Liga Gjergj Kastrioti, ka mbyllur dje javën e tretë në radhët e meshkujve. Vëmendje kryesore ishte te derbi i kryeqytetit ndërmjet Tiranës dhe Partizanit në Grupin A.bfgjhfTë kuqtë vijojnë serinë e rezultateve të shkëlqyere, teksa triumfuan ndaj bardhebluve me rezultatin e pastër 0-3 në sallën “Farie Hoti”. Skuadra e Ylli Tomorrit, fituese në fuqi e këtij kompeticioni, tregoi forcën ndaj rivalëve të qytetit, duke dominuar tërësisht në dy setet, për t’i marrë thellë, përkatësisht 12-25 dhe 18- 25.

Tirana provoi të rivalizonte në setin e tretë, fraksion që shkoi me pikë shtesë, por sërish në momentet finale të kuqtë u treguan më të saktë, duke e marrë setin 27-29, për të siguruar 3 pikët e radhës. Me këtë fitore Partizani saldon pozitat në vend të parë në Grupin A, duke vijuar kështu serinë sezonale me të gjitha triumfe në shifra të pastra në çdo kompeticion.

Ndërkohë Tirana renditet në vend të fundit në grup me 1 pikë. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, takim mes ekipeve të Kosovës, Skënderbeu fitoi ndaj Dritës 3-1 (19-25, 25-15, 25- 18, 25-23). Në Grupin B, komandon Skënderbeu i Korçës, i cili siguroi fitoren e tretë, duke likuiduar Studentin në shifrat 3-0 (25-16, 25-20, 25- 18), ndeshje e zhvilluar të enjten në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”. Në të njëjtën ditë, Peja mposhti Ferizajn gjithashtu me rezultat të pastër 3-0 (25-20, 25-22, 26-24).8 9PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"