Vora e zhvendos fazën përgatitore në Korçë, katër teste në plan
Vora është ndër klubet e para të Kategorisë së Parë që ka nisur punën për sezonin e ri, ku drejtuesit e klubit kanë si objektiv ngjitjen në Kategorinë Superiore. Investimi fillestar është i konsiderueshëm, pasi është afruar një staf teknik i plotë dhe i kualifikuar, me në krye trajnerin Arian Bellai.
Më pas janë bërë edhe disa afrime në merkato, proces i cili do të vijojë në vijim sipas kërkesa që do të dalin në pah, në mënyrë që Vora të jetë e konsoliduar në çdo repart për të arritur objektivin. Pas zhvillimit të përgatitjeve të para në shtëpi, vorakët nga fillimi i kësaj jave janë zhvendosur në Korçë, pasi kushtet atmosferike janë më favorizuese.
Klubi përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka publikuar edhe axhendën e kësaj faze intensive, ku nën drejtimin e trajnerit Bellai ekipi do të përgatitet për dy javë në Korçë. Gjatë qëndrimit dyjavor në juglindje, Vora ka planifikuar edhe zhvillimin e katër ndeshjeve miqësore. Javën e shkuar vorakët u mundën në shifrat 2-0 në testin e parë me Elbasanin.
ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"