Vora humbet për 6 muaj një nga afrimet e verës, por rikthehet nga dëmtimi mbrojtësi Dalipi
Dalipi kalon dëmtimin, Vora përforcohet para Pogradecit
Vora vijon përgatitjet për takimin e së shtunës në shtëpi, ku do të presin Pogradecit. Reparti mbrojtës do të forcohet këtë javë me Kevin Dalipin, pasi 23-vjeçari është rikuperuar nga dëmtimi që mori gjatë fazës përgatitore verore në miqësoren kundër Valbonës. Mbrojtësi i krahut të majtë do të jetë i gatshëm për takimin e radhës dhe në një prononcim për “Panorama Sport” Kevin Dalipi u shpreh: “Ndjej keqardhje që akoma nuk kam mundur të aktivizohem në ndeshjet e para. Ka qenë një dëmtim që zgjati thuajse një muaj, që nga miqësorja e luajtur kundër Valbonës gjatë verës në fazën përgatitore. Kjo bëri që rikuperimi im të zgjaste kaq shumë. Tashmë jam gati për të luajtur nën urdhrat e trajnerit Bellai. Ky është sezoni i dytë te Vora dhe ndihem mirë. Ndihemi të gjithë si në familje, por kjo nuk e pengon konkurrencën. Kundër Pogradecit do të luajmë me përkushtim për të arritur fitoren. Ne kërkojmë tri pikët për të vijuar ritmin drejt objektivave tona”.
ABDULLA DUSHKU
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"