Vora kampione dimri, frenohet në Pogradec. Bellai: Të parët, për meritë të djemve. Mema: Na mungoi finalizimi
Vora, edhe pse u frenua në Pogradec, nuk e ka lëshuar kreun duke u shpallur kampione dimri për Kategorinë e Parë. Skuadrës vorake i ka ikur fitorja nga duart në fund të ndeshjes. Manfredas Ruzgis ka zhbllokuar shifrat në minutën e 79-të, por Beçka në të 90-ën barazoi, gol i cili u kontestua nga miqtë për pozicion të parregullt.
NDESHJA- Takimi nis më mirë për Pogradecin, që në minutën e 8-të rrezikon me Razën, por Imami largon rrezikun. Në të 14-tën, Kazim shmang një nga një të gjithë mbrojtjen vorake, dhe në pozicion ballore godet dhe Ruçi bën mrekullinë duke grushtuar. Në të 32-ën Raza gjuan nga 18 metra, Ruçi me gishtërinj e nxjerr topin mbi traun e portës. Në të 34-ën, kombinim i bukur Shkullaku–Nallbati përfundon me gjuajtje e devijuar nga portieri Ruçi. Në të 37-tën vjen rreziku i parë në portën pogradecare, ku Ntepe shërben për Imamin e hartuar nga mbrojtja vendëse, i cili pason në zonë, por asnjë sulmues nuk është i gatshëm.
Në të 39-ën Ntepe shkon paralel me vijën fundore, kroson në zonë ku Kasalla godet fort dhe topi del jashtë. Pogradeci është pranë golit në Në të 56-ën, Tabaku pason te Ruzgis, por gjuajtja e tij largohet nga mbrojtja. Në të 59-ën Alidema shërben për Shkullakun, i cili shmang edhe Ruçin, por topi prek vetëm rrjetën e jashtme të portës. Minuta 75, Vora kalon në avantazh. Krosimi i Tabakut gjen Ruzgis që me kokë e dërgon topin në rrjetë. Por sulmuesi dëmtohet së bashku me portierin Baçi, që marrin ndihmën mjekësore. Kur mendoje se Vora do i gëzohej fitores, Pogradeci barazon në fund.
Aksion i bukur i Alidemës, i cili nxjerr të lirë Beçkën në të majtë dhe pozicion të prirët arrin të shënojë shifrat në 1-1. Por ishte një gol që solli polemika por verifikimi nga Var, pasi dyshohej për pozicion jashtë loje dhe la në fuqi barazimin 1-1. Përpos frenimit në Pogradec, Vora e mbylli vitin si kampionë të dimrit me 41 pikë, dy më shumë se Flamurtari që u ngjit i dyti.
Pogradeci – Vora 1-1
Golat: Beçka 90’ / Ruzgis 79’
Pogradeci: Baçi (Beqiri 80’), Ivani, Hysenllari (Pengu 80’), Kastrati, Kazem Sadik, Shkullaku, Lila, Nallbati, Raza, Panadiç (Beçka 71’), Alidema (Pere 90’). (Në dispozicion: C. Pius, F. Pius, Kapllani, Topllari, Sepulvida, Këndezi). Trajner: Ardian Mema.
Vora: Ruçi, Ismaili, Imami, Ntepe (Marina 82’), Shehi, Tabaku, Kasalla, Aneni (Sefa 60’), Ruzgis, Dalipi, Geci (Vrapi 21’). (Në dispozicion: Jata, Nikqi, Duka, Avdiu, Rushiti). Trajner: Arian Bellai.
Karton i verdhë: Sefa 65’
Gjyqtarë: K.Shahini, H.Lisaku (Durrës), D.Kasa (Kavajë)/ VAR: O.Kuka (Tiranë), F.Lata (Durrës)
Delegat: Eduart Gjini (Tiranë)
Vëzhgues: Kastriot Xhaferraj (Tiranë)
Liqenorët
Mema: Na mungoi finalizimi, në janar…
Ardian Mema, trajneri i Pogradecit, pas barazimit me Vorën u shpreh: “Çdo gjë që punojmë gjatë javës ka të bëjë për të nxjerrë lojtarin para portës, kjo është puna ime si trajner. Ka një lloj rrjedhoje loja, nuk është aq e thjeshtë aq sa duket. Luajtëm ndaj ekipit që udhëheq klasifikimin. Janë shumë faktorë që të bëjnë të shënosh gol. Na mungoi finalizimi, po të kishim shënuar dhe një gol do ta kishim fituar ndeshjen. Jam i kënaqur me skuadrën, megjithatë do të shohim në janar për afrime. Gjërat janë prekur në themel dhe do të vazhdojë ta bëj. Mund t’i biesh dhe shkurt e të lozësh me top të gjatë, po nuk është ky qëllimi. Po vazhduam kështu do të kemi sukses”.
Trajneri
Bellai: Të parët, për meritë të djemve
Pas barazimit 1-1, trajneri i Vorës, Arian Bellai, për “RTSH” u shpreh: “Unë flas gjithmonë pastër dhe thjeshtë. Jemi këtu për meritë të çunave, por ne nuk kemi emra si Besa dhe Flamurtari. Janë lojtarët që janë në moshë të re dhe besoj se janë e ardhmja e klubit dhe të gjithë në kontratë. Do jenë e ardhmja për shumë vite nëse qëndrojmë me këmbë në tokë. Besoj se Pogradeci luajti me mënyrën e lojës që ka. Ka elementë të shkëlqyer, sidomos nga krahu i majtë dhe nuk janë të lehtë t’i markosh. Pogradeci ka ndryshuar me Ard Memën 100%, prandaj na vendosi në vështirësi. U përpoqëm të luanim topin, por na vendosën në vështirësi. Na mbyllën qendrën atë që ne e kemi armë të fortë”.
ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"