Vora përmbys Laçin, një sinjal prej pretendentësh për Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2024 | 10:15

Vora përmbys Laçin, një sinjal prej pretendentësh për Superioren

Vora është ndërtuar për ngjitjen në elitë dhe dje ka provuar veten në një miqësore ndaj një kundërshtari që militon në Superiore.

457181475_488576757264272_4965913640100941001_n

Të besuarit e trajnerit Bellai kanë fituar me përmbysje, 2-1, testin e luajtur në Vorë ndaj Laçit. Loja nis e vrullshme, ku të dy ekipet frekuentojnë portat respektive. Në minutën e 11-të Enriko Papa futet në zonë, por pengohet në mënyrë të gabuar nga një mbrojtës i Vorës dhe gjyqtari Stolaj akordon penallti për Laçin. Kapiteni Melo tregohet i saktë duke shënuar nga pika e bardhë dhe 1-0 për Laçin.

Pas golit Vora bëhet më kërkuese, por Imami dhe Ruzgis nuk i finalizojnë si duhet rastet që u krijohen. Në minutën e 26- të, Idris dëmtohet në gju dhe trajneri Bellai e largon nga fusha. Pjesa e parë mbyllet me fitoren 1-0 në favor të kurbinasve.

Me fillimin e fraksionit të dytë u bënë zëvendësime të shumta nga të dy trajnerët, duke aktivizuar që lojtarët që e nisën nga stoli. Minuta 55, Vora barazon me një super gol të Gresild Likës që shënoi nga 35 metra, duke mposhtur portierin Biba. Tetë minuta më pas Lika nuk përmbahet, futet në zonë e Laçit, por Taleb i ndërhyn me sparkatë dhe 11-metërsh për Vorën. Vrapi e kthen në gol penalltinë dhe 2-1 për Vorën, që përmbys gjithçka.

Takimi u gjykua nga dy arbitra të ndryshëm, në të parën ishte Albano Stolaj dhe Florian Hysa në të dytën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"