Vora plotëson stafin teknik për sezonin e ri, prezantohet edhe trajneri i portierëve
Drejtuesit e Vorës po punojnë që gjërat të mos ia lënë rastësisë në mënyrë që skuadra e sezonit të ri të jetë e plotë kur të nisë faza përgatitore. Gjithçka ka nisur nga stafi i ri teknik.
Pas emërimit të trajnerit me përvojë, Arian Bellai, që ndihmës do të ketë edhe Endi Zjarrin, klubi së fundmi e ka kompletuar stafin edhe me një trajner portierësh. Vendin e lënë bosh nga Isli Hidi do ta zërë trajneri Besnik Beqiri, i cili do të kujdeset kryesisht për “gardianët” e portës së vorakëve. Klubi e ka prezantuar dje trajnerin Beqiri, por postimi në faqen zyrtare u shoqërua me emrin Florian Beqiri. “Panorama Sport” u interesua pranë klubit për të mësuar nëse ndryshimi i emërit ishte lapsus, por ata konfirmuan se trajneri e ka emrin Florian në kartën e identitetit.
ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"