“Vrastar” edhe pa gol, Fonseka normalizoi Leaon. Kuqezinjtë gati të vënë bast për portugezin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2024 | 16:10

“Vrastar” edhe pa gol, Fonseka normalizoi Leaon. Kuqezinjtë gati të vënë bast për portugezin

Ky është Rafa Leao, talenti që e çon Milanin drejt suksesit në fushë të Realit. Më në fund një provë prej numri 10, në stadiumin e ëndrrave, ndaj edhe tifozët kuqezi nuk duan të zgjohen.rafael-leao-21641242886Dhe në fakt portugezi nuk e merr skenën në mënyrë direkte, por është ai që fshihet pas fytyrave të suksesit që janë ato të Çaut, Moratës dhe Reijndersit. Megjithatë, Rafa ishte gjithmonë aty: ai nis aksionin që solli këndoren nga ku erdhi avantazhi i kuqezinjve, ai goditi me të djathtën aq fort sa që Lunin nuk mundi të mbante topin të cilin Morata e shtyu në rrjetë.

Dhe përsëri Leao ishte aty për t’i shërbyer Reijnders topin e golit që mbylli ndeshjen. Në paraqitjen e Madridit është e gjithë esenca e 25-vjeçari, vendimtar siç e kishin parashikuar Morata dhe Fonseka. Një vit më parë kishte përmbysur PSG-në me një roveshatë në “San Siro”, ndërkohë që të martën, vendosi të bëhej protagonist përballë të njëjtit Mbape, por me një fanellë të re. Numri 10 i Milanit mori dritën e prozhektorëve kundër francezit dhe një farë Vinicius Zhunior.

SHIFRAT – Përveç ndikimit në lojën e Milanit, statistikat e Leaos në Madrid ishin prej kampioni të vërtetë, pavarësisht se Fonseka ndeshjen e së martës të bashkëkombësit e konsideroi si normale duke shtuar se pret të bëjë më shumë. Shifrat flasin qartë, portugezi në “Bernabeu” bëri tre driblime (Mbape 4), fitoi dy këndore (Mbape 4). Ndikimi në rezultat ishte në kuotën tetë me vetëm Menja (8.2) që ishte më i efektshëm. Ndoshta, nuk shkëlqeu në pasime, me 85 për qind sukses, por në rastet që duhej ishte 100 për qind i saktë. Mund të thuhet se i mungoi vetëm fati pasi me dy goditje në kuadrat u ndal nga Lunin, por mungesa në tabelën e golashënuesve nuk ia ul vlerën paraqitjes së 25-vjeçarit, mbi të cilin duket se ka bërë efekt kura e trajnerit që e ka mbajtur jashtë titullarëve në tri daljet e fundit të Milanit.

VENDIMTAR – Nëse Champions-i është shtëpia e Milanit, Madridi është qyteti i Moratas. Alvaro ndihej krejtësisht i qetë në “Bernabeu”, pavarësisht se tifozët e Realit bënë gjithçka që mundën për ta bërë atë jomikpritës, duke e tallur sapo u lexuan formacionet. Më pas Alvaro ia dorëzoi çelësat Rafës. Në të vërtetë, edhe para ndeshjes: “Leao nuk ka pse të përkushtohet, ai është një lojtar i një niveli të lartë, ai është padyshim më i forti prej nesh. Shpresoj të jetë nata e tij e parë e madhe këtu: ai ka lindur për këto ndeshje. Për këto gara, ai mund të bëjë histori. Më thoni ku duhet të firmos që do të jetë nata e Leaos dhe e Milanit”. Ja që ishte nata e të gjithëve, përfshirë e Fonsekës që me skemat e tij nxori zbuluar të gjitha hallet madrilene. Pa harruar efektin mbi Leaon. Tani mbetet që numri 10 të mbajë ritmin.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"