Postuar: Nëntor 4, 2023 | 14:30
Vrau të dashurën shtatzënë dhe e hodhi në një lagunë, ish-kampioni Olimpik i boksit dënohet me burgim të përjetshëm
Ish-kampioni Olimpik i boksit, Feliks Verdeho është dënuar me dy burgime të përjetshme për një krim makabër, ku mbeti e vdekur e dashura e tij, Keishla Rodrigez dhe fëmija i tyre i palindur ende.
Keishla ishte e droguar përpara se të hidhej e gjallë në një lagunë në San Huan të Puerto Rikos në prill të vitit 2021.
Një gjykatë vërtetoi se Verdeho, i cili kishte përfaqësuar Puerto Rikon në Lojërat Olimpike të 2012, e kishte kërcënuar Rodrigezin që të abortonte fëmijën.
30-vjeçari u shpall fajtor për vrasjen e Rodrigezit dhe një fëmije të palindur ende në korrik të këtij viti, teksa gjykata vendosi që ta dënonte me dy burgime të përjetshme Verdehon.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"