“Vuajtëm më shumë se duhej”, Fonseka: Goli i dytë ishte faj i arbitrit
Suksesi në Bratislavën nuk ia kursen kritikat, megjithatë Paulo Fonseka në konferencë për shtyp u mundua të shihte pozitivisht paraqitjen dhe fitoren me Slovanin. Në vijim edhe konferenca e tij për shtyp.
Një fitore e rëndësishme pavarësisht mënyrës se si erdhi…
Shumë e rëndësishme. Kemi fituar 3 të fundit në Champions, kemi shënuar 9 gola. Është shumë pozitive. Tani ka edhe tre ndeshje të tjera që kemi shanse t’i fitojmë. Ndaj Slovanit ishte e rëndësishme të fitonim dhe këtë bëmë.
Pse kaq shumë ulje-ngritje?
Mendoj se dominuam gjatë ndeshjes, ndryshuam shumë lojtarë. Bëmë disa gjëra pozitive, por edhe gjëra për t’u përmirësuar, ndoshta sepse kemi ndryshuar shumë lojtarë. Nuk bëmë mirë me rreshtimin parandalues, pastaj pas pushimit u përmirësuam. Besoj se e merituam fitoren, goli i fundit i pësuar ishte nga një gabim i qartë i arbitrit, pati një faull për ne. E meritonim të përfundonim me një tjetër rezultat.
Kura juaj për Leaon po funksionon apo jo?
Gjithmonë flas me Rafën, ai e di pse nuk luajti sot. Ai e kuptoi dhe kur hyri ishte vendimtare. Jam i kënaqur për lojën dhe golin e tij. Të kesh këtë qëndrim dhe këtë dëshirë edhe kur është në pankinë është shumë pozitive.
Edhe sot në mbrojtje pati lexime të pasakta…
Mendoni se kjo është për shkak të ndryshimit të vazhdueshëm të stërvitjes apo sepse duhet të punojmë më shumë për leximet? Në golin e parë pati një gabim individual i pabesueshëm.
Çfarë i lejon të tjerët të arrijnë kaq lehtë t’ju shënojnë?
Këto janë gjëra të vështira për t’u shpjeguar. Në këndore duhet të kemi tre lojtarë në prapavijë ndaj është e vështirë për t’u shpjeguar…
Ndoshta sepse këta mbrojtës nuk kanë luajtur shumë?
Është çështje leximi, jo qëndrimi. Në pjesën e parë kur lejuam Slovan të dilte, ishte çështje e markimeve në mbrojtje: ishim shumë larg me mbrojtësit dhe ata ishin gjithmonë të lirë për të dalë me topin në zotërim. Patëm problem për të lexuar dhe kuptuar atë që po ndodhte.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"