Xhamal Musiala qetëson tifozët bavarezë dhe paralajmëron Fejnordin: Objektivi dihet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2025 | 18:53

Xhamal Musiala qetëson tifozët bavarezë dhe paralajmëron Fejnordin: Objektivi dihet

Në prag të duelit mes Fejnordit dhe Bajern Mynih, nga kampi i bavarezëve ka dalë në konferencë për shtyp Xhamal Musiala dhe trajneri Vinsent Kompani. Përveç rivalit, Xhamal është pyetur edhe mbi të ardhmen, duke qetësuar tifozët:

musiala

“Më duket qesharake, gjithçka që kam lexuar. Të gjithë ata që më njohin e dinë se sa shumë e vlerësoj klubin dhe sa më pëlqen të jem këtu. Jam i përqendruar në futboll dhe le të shohim se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme. Bisedimet po shkojnë mirë. Fejnordi është një ekip i mirë në kundërsulme dhe kanë talent e cilësi. Ata duan të luajnë futboll dhe mund t’i bëjnë arrijnë gjëra të mëdha. Ne po i afrohemi çdo ndeshje si një finale, edhe pse jemi në periudhë të hershme të Champions-it.

Objektivi dihet, top 8. Rreth gjendjes fizike, ndihem mirë dhe i freskët. Gradualisht po e marr veten. Kam energji dhe jam gati të luajë 90′ të plotë. Gjithsesi fjala e fundit i takon trajnerit. Alfonso Dejvis dhe Leroi Sane janë dy nga shokët e mijë më të ngushtë në ekip. Ata janë shumë të rëndësishëm për skuadrën dhe kjo nuk do shumë mend. Do të shohim se çfarë do të ndodh me kontratat e tyre. Do isha i kënaqur që bashkëpunimi ynë në Mynih të vazhdojë sa më gjatë të jetë e mundur, pasi ndihem shumë mirë te Bajerni”, tha Musiala.

KOMPANI – “Kam luajtur kundër Brian Priske në vitin tim të parë si trajner. Ne të dy ishim nën presion të madh, por patëm ndeshje konkurruese. Ai ka një mentalitet sulmues, të paktën ai e bëri në Belgjikë. Por padyshim, në fund të gjithë ne jetojmë me rezultatet. Nuk ka miqësore, qoftë në parasezon apo gjatë sezonit. Nuk mund të dallosh mes të mëdhave dhe të voglave. Kjo ndeshje ka prioritetin tonë më të lartë. Unë nuk e shikoj tabelën. Më ka pëlqyer ky format i ri.

Nëse fiton gjashtë ndeshje, je në tetë të parat. Çdo gjë tjetër është e vështirë të parashikohet, por qëllimi im është të sigurohemi që të triumfojmë gjashtë takimet. Për ne është e rëndësishme që skuadra po mbushet përsëri ngadalë. Jo të gjithë janë në të njëjtin nivel fitnesi për shkak të lëndimeve, si Josip Stanisiç. Ne kemi një ekip shumë me përvojë. Kjo është një lojë e veçantë jashtë. Si gjithmonë, ne duam të fitojmë dhe bëjmë një performancë të bukur për tifozët tanë”, e mbylli Kompani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"