Xhebrahimi: Goli mesazh për kampionatin, këtu më solli Magani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2024 | 13:06

Xhebrahimi: Goli mesazh për kampionatin, këtu më solli Magani

Lushnjarët kanë zhvilluar të parin test miqësor ndaj Besës së Kavajës në “Roza Haxhiu”. Takimi përfundoi 2-1 për verdhejeshilët. Lushnja ka pësuar ndryshime të mëdha në organikë.

xhebrahimi

Në këtë miqësore debutuan Deliaj, Jonuzi, Joti, Kaçanolli, Ibrahimi, Kumani dhe sulmuesi Xhebrahimi. U aktivizuan edhe mbrojtësit Korreshi dhe Uillfred nga Bregu i Fildishtë. Ndërkohë golat u shënuan nga Albi Xhebrahimi dhe sulmuesi 20-vjeçar Sadiku. Lushnjarët do të vazhdojnë të përgatiten në kushtet e shtëpisë. Edhe pse u fol për një grumbullim në Ersekë, deri tani nuk ka asnjë konkrete.

XHEBRAHIMI– Në një prononcim enkas për gazetën “Panorama Sport”, sulmuesi i njohur Albi Xhebrahimi u shpreh: “Më ka kontaktuar trajneri Gugash Magani dhe te Lushnja jam prej tij. Ditët e mia te Lushnja kanë qenë me stërvitje intensive. Për golin në miqësoren me Besën kam qenë shumë i lumtur. Uroj të vazhdoj të shënoj edhe më tej. Golat në miqësore janë një mesazh për kampionatin. Presim edhe disa afrime cilësore. Edhe pse kjo ishte vetëm një miqësore, ekipi pati mbështetjen e tifozërisë, që nuk i ndahet”, tha Xhebrahimi në prononcimin e tij.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"