“Xholi” i Interit, Karlos Augusto: Ja pse festova si qitësi turk në Olimpiadë
Karlos Augusto është xholi i Simone Inzagit. Mbrojtësi brazilian që ka ardhur për të zëvendësuar Federiko Dimarkon është duke u përdorur gjithashtu si mbrojtës qendre në të djathtë.
Në 2 ndeshje radhazi në Serinë A ka arritur që të shënojë gol dhe ka bërë ndeshje shumë të mira. Festa e tij ishte epike, si qitësi turk në Lojërat Olimpike.
“Ishte një fitore shumë e rëndësishme, kundër një skuadre që luan mirë. Një fitore e bukur. Jam i lumtur që u riktheva te goli. Gjatë javës punojmë shumë për goditjet nga këndi. E dimë sa të rëndësishme janë për të zhbllokuar ndeshjet. Jam i lumtur për veten dhe për Markusin. Ka qenë një vit i jashtëzakonshëm. E dimë që çdo situatë është ndryshe këtë herë dhe duam të vazhdojmë të fitojmë. Mund të shkojmë deri në fund të të gjitha kompeticioneve. Grupi ynë i lojtarëve është i motivuar për të bërë gjithçka.
Festimi ishte rastësi. Kam parë lojërat olimpike dhe më ishte fiksuar. Në atë moment vendosa të festoja në atë mënyrë”, përfundoi Augusto.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"