Yjet e PSG-së në alarm nga sulmet e tifozëve, lojtarët merren në mbrojtje edhe nga policia
Ngjarjet e fundit të PSG kanë tronditur ambientin e parisienëve. Lojtarët dhe trajneri Galtier janë në epiqendër të kritikave e jo vetëm, me protesta të tifozëve që tashmë nuk janë më vetëm në tribunat e stadiumeve.
Ata janë rreshtuar para ambienteve stërvitore të klubit, por edhe poshtë shtëpive të futbollistëve, si në rastin e Nejmar, të cilin nuk e duan më në skuadër. Kjo ka shtuar frikën te futbollistët por edhe te klubi i cili kërkon të shmangë përshkallëzimin e këtyre incidenteve.
Si fillim, janë shtuar masat e sigurisë në ambientet e klubit dhe në stadiume, me rritjen e numrit të stjuardëve por edhe rojeve personale. Përveç kësaj, janë punësuar roje private për të qëndruar pranë shtëpive të disa prej yjeve të skuadrës që janë kritikuar më fuqimisht nga tifozët si Mesi, Nejmar, Verrati apo edhe trajnerit Galtie.
Gjithçka ka krijuar një atmosferë të turbullt pak javë para fundit të sezonit, të cilin PSG mund ta mbyllë përsëri me një titull kampion, pasi ka një avantazh prej 5 pikësh ndaj Marsejës së vendit të dytë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"