Ylli i Bajernit kthehet në “vatër zjarri”, e ardhmja e tij do të vendoset në pranverë
Joshua Kimish është nga ata lojtarë që nuk e ka problem të thotë hapur mendimin apo pakënaqësitë në publik. “Përplasjet” e fundit mes tij dhe Tuhel duket se ende nuk janë shuar përfundimisht, ndonëse trajneri i bavarezëve i hodhi poshtë zërat se ka pasur tension rreth rolit në fushë mes tyre.
Kimish dëshiron të mbulojë rolin e “6-tës” në ekip, por tekniku 50-vjeçar nuk e konsideron si alternativë të përshtatshme në mbulimin e këtij pozicioni kaq specifik. Zhoao Pahlinja, mbetet emër i “freskët” në Mynih dhe me shumë gjasa do tentohet sërisht në merkaton e dimrit.
Në këtë frymë të “mjegullt”, “Abendzeitung” ka hedhur dritë mbi zhvillimet e fundit në kampin e rekordmenëve gjermanë. Konkretisht bordi dhe Joshua kanë rënë dakord se bisedimet në lidhje me kontratën e re apo largimin do të zhvendosen pranverën e vitit të ardhshëm.
Kontrata e Kimishit përfundon në vitin 2025, ndërsa Barcelona dhe Mançester Siti presin me interes zhvillimet.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"