Ylli i Çelsit e zbulon, Palmer: Nuk doja të largohesha nga Siti, por isha i detyruar
Kol Palmer ka zbuluar se kur vendosi të largohej nga Mançester Siti. 22-vjeçari, ka qenë një zbulim që kur iu bashkua Çelsit për 40 milionë paund në ditën e fundit të merkatos së verës 2023-24. Pavarësisht vështirësive të përgjithshme të klubit në një periudhë të madhe tranzicioni, sulmuesi shënoi 32 gola në 57 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Megjithatë, plani fillestar i Palmerit ishte të mos largohej nga “Etihad”, ku ai ishte pjesë që prej moshës shtatë vjeçare. Duke folur për “GQ”, Palmer pranoi se e dinte se duhej të merrte vendimin për të çuar përpara karrierën e tij. “Unë as që do të shkoja te Çelsi. Por u binda”.
Ai më pas i bëri me kokë nga trajneri i tij kur u pyet se kush e bindi që të lëvizte. “Unë thjesht e dija që nuk do të luaja aq shumë sa doja. Edhe kur shkoja në grumbullimet me Anglinë me moshat, ju kishit lojtarë atje që luanin në kampionat çdo javë. Dhe ju shikoni përreth duke menduar ‘unë mund të luaj në ligë’.
Kur nuk luani, është e bezdisshme. Unë doja që të shkoja në formë huazimi. Më kujtohet një stërvitje pasditen e së mërkurës te Siti dhe dëgjova lajmin se ata po përpiqeshin të gjenin një akord. Sa herë topi dilte jashtë, pyesja magazinierin apo doktorin nëse e kishin arritur marrëveshjen. Unë nuk pata shumë mundësi për të takuar njerëzit dhe thosha se po largohem. Thjesht duhet të paketoja gjërat e mia. Dërgova një mesazh në grup ku shkruaja: ‘Faleminderit për gjithçka. Po iki’. Kaq ishte”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"