Ylli i Spanjës, Jamal: Mos të më krahasojnë me Mesin, dua të fitoj gjithçka në futboll
Lamin Jamal është një qendër të botës. Talenti i Spanjës ka folur përpara finales së madhe me Anglinë duke treguar se është i përqendruar maksimalisht dhe nuk ka ndërmend që të merret me tema të tjera, si ajo e Rabiosë apo krahasimet me Lionel Mesin. Këtë të fundit e konsideron si lojtarin më të madh të historisë dhe shpjegon foton e bërë me të.
FRANCA- “Në fundin e ndeshjes isha duke parë të gjitha postimet dhe montazhet që kishin bërë për mua. Shoh shumë njerëz që janë të lumtur dhe më mbështesin dhe e shijojnë atë që unë bëj në fushën e lojës. Nuk mendoj aspak për presionin”.
SHOKËT- “Më befason shumë Baena kur godet topin, por edhe Rodri kur luan në fushën e lojës ka një karakter të jashtëzakonshëm. Edhe Kukureja është një kampion i vërtetë”.
RABIO- “Nuk kam folur kurrë me Rabionë, as përpara dhe as në fundin e ndeshjes. Unë jam i fokusuar vetëm në finale dhe nuk më intereson aspak kjo gjë”.
“GOLDEN BOY”- “Nuk e dija fare që ekziston ky çmim Shpresoj që në jetë dhe në karrierën time të fitoj gjithçka, por më shumë do të preferoja një Champions”.
MESI- “Nuk më bezdis aspak fakti që më krahasojnë me lojtarin më të mirë të historisë. Por janë gjëra që thjesht thuhen sepse nuk do të ketë asnjë lojtar si Lionel Mesi në futboll”.
FOTO– “Në foton me Leo Mesin unë nuk kam qenë i vetëdijshëm. E kishte im atë dhe kurrë nuk e kishim publikuar vetëm që të mos nisnin krahasimet. Nuk është asnjëherë mirë që të bëhen krahasime”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"