Ylli më i paguar i Mançester Junajtid, Kasemiron duan ta largojnë me çdo kusht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2024 | 16:00

Ylli më i paguar i Mançester Junajtid, Kasemiron duan ta largojnë me çdo kusht

Pagat e Mançester Junajtidit për sezonin 2024-2025 janë zbuluar, me tre lojtarë që aktualisht fitojnë më shumë se 300,000 paund në javë.

ten hag kasemiro

Kapiteni Bruno Fernandesh nënshkroi një marrëveshje të re trevjeçare muajin e kaluar, duke e afruar mesfushorin portugez me yjet më të paguar të klubit, ndërsa më parë ai kishte një kontratë nga e cila paguhej me 240,000 £ në javë. Por tani ai i bashkohet mesfushorit brazilian Kasemiro në krye të listës, me 375,000 £ në javë.

Por ndërsa Fernandesh mbetet padyshim një prej lojtarëve më të mirë skuadrës, ish-ylli i Realit të Madridit, Kasemiro, ka pasur vështirësi që nga fillimi i sezonit të kaluar. “Mail Sport” raportoi të mërkurën se braziliani është i vendosur të luftojë për vendin e tij në “Old Trafford” dhe të refuzojë çdo ofertë për t’u transferuar në Turqi. Emri i tij është lidhur me Gallatasarajin që nga paraqitja e tij e vështirë kundër Liverpulit të dielën, ku ai ishte fajtor për dy golat e parë të shënuar nga skuadra e Arne Slotit.

Siç raportohet nga “The Sun”, dy të parët ndiqen në listën e rrogave nga Markus Rashford (350,000 £) dhe Mejzon Maunt (250,000 £). Rashford, ashtu si Kasemiro, ka vuajtur të gjejë formën që nga fillimi i sezonit të kaluar, duke shënuar vetëm tetë gola në këtë periudhë, krahasuar me 30 në sezonin 2022-23. Maunt gjithashtu ka pasur vështirësi, por ai ka vuajtur nga problemet e dëmtimeve që nga transferimi i tij nga Çelsi në verën e vitit 2023.

Gjithashtu, në pesëshen e parë është edhe Antoni (200,000 £), i cili nuk ka arritur t’i përmbushë pritshmëritë që nga transferimi i tij prej 85 milionë paundësh te “Djajtë e Kuq”. Nga nënshkrimet e reja të klubit, Matajs de Ligt është lojtari më i paguar me 195,000 £ në javë, me Leni Joro (115,000 £) dhe Joshua Zirkze (105,000 £).

sdsadssadsdas

Megjithatë, rrogat e dy blerjeve të tjera, Nuser Mazraui dhe Manuel Ugarte mbeten ende të panjohura, kështu që nuk është e sigurt se si ata renditet në krahasim me shokët e tyre të rinj. Ata që përmbyllin listën me 10 lojtarët më të paguar në klub pas De Ligtit, janë Herri Meguajër (190,000 £), Kristian Eriksen dhe Ljuk Shou me 150,000 £, ndërsa Viktor Lindelof, Lisandro Martinez dhe Andre Onana paguhen të gjithë me 120,000 £ në javë.

Mesfushori Kobi Meino, ndonëse po shkëlqen paguhet ende me 20,000 £ dhe mbetet pas të rinjve të tjerë si Amad Dialo (29,000 £) dhe Alehandro Garnaço (50,000 £).

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"