Postuar: Tetor 4, 2024 | 12:57
Zbehen shpresat për Brajan Grudën, sulmuesi shqiptar zgjedh sërish Gjermaninë U-21
Gjermania U-21 ka ftuar sërish Brajan Grudën. Sulmuesi ishte përfolur më parë dhe për Kombëtaren e Shqipërisë, megjithatë diçka e tillë nuk ka ndodhur.
20-vjeçari do të jetë kështu i disponueshëm për Antono Di Salvon këtë muaj. Gjermania U-21 përballet fillimisht me Bullgarinë e më pas me Poloninë.
Të dyja këto ndeshje kualifikuese të vlefshme për Europianin e 21-vjeçarëve. Mbetet për t’u parë çfarë do ndodhë në vazhdim, por shpresat sa vijnë e zbehen që Gruda të vishet kuqezi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"