Zbrazet lista e dëmtimeve, të rinjtë e Partizanit plotësojnë ekipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2024 | 19:20

Zbrazet lista e dëmtimeve, të rinjtë e Partizanit plotësojnë ekipin

Partizani vijon me intensitet seancat stërvitore nën drejtimin e trajnerit Veselinoviç, i cili kërkon që të ketë një skuadër tërësisht të gatshme në prezantimin e dytë të tij, këtë herë kundër Dinamos në ndeshjen e parë të serbit në stadiumin “Arena e Demave”.

PARTIZANIIII

Sa i përket dëmtimeve situata është optimale për shkak se edhe Gjelbrim Taipi është kthyer me skuadrën. E njëjta gjë vlen edhe Vangjel Zguron, megjithëse situata e tij mbetet ende për tu ndjekur. Mungesat gjithsesi janë ende prezente, sepse pesë lojtarë janë të angazhuar me ndeshjet e përfaqësueseve.

Bëhet fjalë për Andi Hadrojn, Agim Zekën, Redon Ismailin, Marçelino Prekën dhe Paulo Buxhelajn. Për të plotësuar ekipin, trajnerit Veselinoviç i është dashur të afrojë lojtarë nga të rinjtë, mes tyre edhe dy senegalezët e ardhur në merkaton e verës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"