Zbulohen emrat, ja kush do të vendosë drejtësi në derbin Partizani-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2024 | 14:51

Zbulohen emrat, ja kush do të vendosë drejtësi në derbin Partizani-Tirana

“Panorama Sport” ka zbuluar edhe trupën gjykuese që do të vendosë drejtësi në derbin e sotëm, në “Air Albania”, në orën 20:00.Tirana-Partizani-derbiJuxhin Xhaja, një emër me eksperiencë në këto ndeshje dhe jo vetëm, do të jetë arbitër kryesor. Gjyqtarë anësore janë caktuar gjithashtu dy arbitra me eksperiencë, po nga kolegjiumi i Tiranës.

Bëhet fjalë për Rejdi Avdon dhe Arbër Zallën. Nga VAR-i do të asistojnë Kreshnik Bajramaj dhe Emanuela Rusta. Xhaja numëron plot 131 ndeshje si arbitër kryesor në Kategorinë Superiore.

Ai i ka ndëshkuar lojtarët plot 568 herë më karton të verdhë dhe 49 me të kuq. Në koleksionin e tij të masave të marra janë edhe 46 penallti të akorduara

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"